Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e vlerëson tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese dhe kërcënimet nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani.
Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kërcënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.
Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve.
AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova