Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë.
Kamberi në Facebook ka deklaruar se ai vetë e ka nënshkruar këtë peticion, shkruan Arbresh.info.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.
Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Peticionin mund ta firmosni në këtë
Batajnica memory initiative (batajnicamemorialinitiative.org)
Policia jep njoftim për ndeshjen Kosovë–Turqi, bllokohen për...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...