Lidhur me rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 tek “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen e hetimeve për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit më 2 shtator të këtij viti. Sipas Prokurorisë nuk është gjetur asnjë indicie që shtetasi Mira është keqtrajtuar apo iu dha mjekimi jo I duhur.
Ndërkohë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv, hetimet vijojnë nga ana e Prokurorisë.
Më konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti tjetër I një 52-vjeçari me 1 nëntor po tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa me 10 nëntor u hodh një 69-vjeçar tek spitali Infektiv. Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi./abcnews.al/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...