Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel, me të cilën kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në Kosovë.
Ministri Krasniqi bëri të ditur se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë. Ai, gjithashtu e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme, që Franca i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme kohore, raporton arbresh.info.
Po ashtu, në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit. /arbresh.info/
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...