Khabib Nurmagomedov u dorëhoq nga UFC pas fitores në përballjen e 24 tetorit ndaj Justin Gaethje. Arsyeja kryesore e pensionimit në moshë mjaft të re sipas rusit ishte premtimi që i dhënë nënës së tij për të mos u ndeshur pa praninë e babait që u ndaj nga jeta në qershor.
Megjithatë duket se ky nuk është i vetmi pretekst, pasi kampioni i botës i peshave të lehta kërkon të rivalizojë kompaninë më të madhe për MMA, UFC.
Media më e rëndësishme në Rusi, “RT SPORT” publikoi ditën e sotme një lajm ku thuhet se Khabib Nurmagomedov ka blerë kompaninë ruse për MMA” Gorilla Fighting Championship” për 1 milionë dollarë.
Emri i kësaj organizate do të ndërrohet në “Eagle Fighting Championship” që do të bazohet në pseudonimin e Khabibit, shqiponjë.
Nëpërmjet figurës së tij mjaft të njohur, rusi nga Dagestani kërkon ta përhapë këtë kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të konkurruar drejtpërsëdrejti edhe organizatën më të madhe në botë, UFC-në.
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...