Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain.
Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e dimrit.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi është duke e menduar seriozisht transferimin e Di Marias, që do e ndihmonte shumë skuadrën me përvojën që ka.

PSG nuk i ka ofruar marrëveshje të re lojtarit, derisa ajo aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Për të mos e humbur si lojtar të lirë, klubi nga Ligue 1 planifikon që të shesë Di Marian qysh në janar.
Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe do e kërkojë transferimin e tij, që mund të vlejë rreth 25 milionë euro./telegrafi/
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...