Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu mblodhi në një takim Forumin e Gruas së PR, për të përcjell mesazhin se politika ka shumë nevojë për kontributin e tyre.
“Brenda jush ka forcë për të ecur përpara, në axhendën politike” Shqipëria ka nevojë për njerëz të mirë, ka nevojë për tolerancë, për njerëz të mirë”
Ai u bëri një ftesë të drejtpërdrejtë grave që të mos e refuzojnë angazhimin në politikë.
“Merruni me politikë, mos e shikoni politikën si një gjë e keqe, si një gjë e huaj, politika është e vlefshme për të bërë vendime të mira. Sa më larg politikës, aq më e vështirë është për ta ndryshuar Shqipërinë”
Përfshirja e sa më shumë grave në politikë, sipas Mediut, do i shërbejë dhe qëllimit për integrimin e vendit në BE, që sipas tij, po pengohen nga qeveria e Edi Ramës.
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë