Talentet shqiptarë vazhdojnë që të shpërthejnë në Europë dhe situata duket shumë premtuese për të ardhmen. Një yll i ri po lind në Turqi dhe këtë herë bëhet fjalë për Berat Kalkan.
Ky i fundit ka marrë vëmendje të madhe në të gjitha mediat, pasi realizoi një kryevepër.
Sulmuesi 17-vjeçar ka qenë pjesë e të rinjve të Kasimpasas, ndërsa në ndeshjen e fundit të Kupës kundër Erzincaspor, trajneri zgjodhi që ta aktivizonte vetëm gjashtë minuta nga mbyllja e takimit, shkruan sportekspres nga Tirana.
Menjëherë Berati do të linte gjurmën e tij me një konkretizim fantastik nga distanca duke treguar se e njeh portën kundërshtare. Ky ishte debutimi me ekipin e parë të Kasimpasas dhe vetëm gjashtë minuta për të gjetur kryeveprën. Festimi do të ishte me shqiponjë dhe Kalkan zgjodhi që të shkonte te stoli i Kasimpasas.
Futbollisti 17-vjeçar është me origjinë shqiptare nga Tetova, ndërsa ka lindur në Turqi. Më herët ka zgjedhur që të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në grupmoshat, por ky festim mund të jetë edhe një shenjë e bukur që vjen si mesazh për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...