Delegacionet teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze, mbajtën video-konferencë dy ditore, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e migrimit dhe kontrollin kufitar.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, ka falënderuar Qeverinë e Republikës Franceze për përkrahjen dhe mbështetjen në proceset integruese dhe zhvillimin institucional në fushën e sigurisë.

Temat e diskutimit të këtyre takimeve ishin çështjet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë nacionale dhe transnacionale, me theks të veçantë në migrimin e rregullt dhe të parregullt. Gjatë takimeve palët shkëmbyen mes veti praktikat dhe përvojat e dy shteteve në fushën e sigurisë dhe migrimit. Të dyja delegacionet theksuan nevojën e vazhdueshme që të thellohet bashkëpunimi bilateral në të ardhmen për sa i përket këtyre dy fushave.
Vlen të theksohet se këto takime institucionale të nivelit të lartë janë si rrjedhojë e takimeve të mbajtura në mes të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Macron dhe në të ardhmen pritet të mbahen edhe takime tjera./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...