Dhunohet një femër në Ferizaj, dërgohet në spital

08:54 | 27 Nëntor 2020
M. A.

Një vajzë nga Ferizaj ka raportuar se është dhunuar nga një burrë.

E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Sipas Policisë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale