Më shumë se 202 mijë individë në 11 bashki të vendit u prekën direkt dhe indirekt nga kjo fatkeqësi natyrore, ku goditjen më të madhe e morën motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, Tirana dhe Durrësi, si dhe zona të tjera si ajo e Kurbinit, Lezhës dhe Shijakut.
Një katastrofë që shkaktoi rreth 700 milionë euro dëme në banesa, afro 150 milionë euro në sektorin e turizmit dhe rreth 33 milionë euro në infrastrukturë.
Një faturë e lartë financiare e papërballueshme për ekonominë e një vendi të vogël në zhvillim si ajo e Shqipërisë. Në kushte të tilla, qeveria vendosi të kërkonte ndihmë për rehabilitimin e pasojave të tërmetit.
“Së bashku për Shqipërinë”, pikërisht nën këtë logo do të zhvillohej në Bruksel Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt të këtij viti, e cila do të angazhonte në total 1.15 miliardë euro përtej dëmeve të llogaritura, nga të cilat 295 milionë euro ishin grante dhe pjesa tjetër prej 885 milionë euro janë kredi të premtuara nga shtetet e institucionet e tjera financiare.
“Shumë prej donatorëve kanë marrë përsipër te ndërtojnë vetë disa nga banesat apo objektet e tjera publike në zonat e prekur nga tërmeti.”/TCH
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...