Publikohet kërkesa që u fsheh e ish-gjyqtarit të Eulexit drejtuar Komisionit për Legjislacion

10:11 | 26 Nëntor 2020
M. A.

Kjo është letra që ish kryetari i Asamblesë së Gjyqtareve te EULEX-it, z.Malcolm Simmons ia ka drejtuar Kuvendit të Kosovës, me saktësisht Komisionit për Legjislacion. Letra mban datën 16 korrik 2020, ndërsa anëtarët e këtij komisioni nuk janë vënë ne dijeni asnjëherë lidhur me këtë, shkruan arbresh.info.

Evgjeni Thaçi-Dragusha, anëtare e këtij komisioni ka bërë publike letrën duke e quajtur si një veprim skandaloz dhe të dënueshëm.

“Kjo deklarate permbane pretendime se “EULEX-i ka kryer shkelje te renda, duke perfshire edhe kryerje te veprave penale, nga personat pergjegjes per administrimin e drejtesise.” Simmons shkruan se: “…drejtesia nderkombetare ne Kosove ka qene e njeanshme dhe eshte perdore si instrument per realizimin e qellimeve politike.”

E para: fshehja e letres se z.Simmons, i cili ofron deshmine e tij per te gjitha parregullsite qe ai i liston, eshte nje veprim skandaloz dhe i denueshem i kryetarit te Komisionit per Legjislacion.

E dyta: Kuvendi, institucionet e hetuesise, dhe i gjithe shteti por edhe shoqeria civile, duhet te ndermarrin veprime urgjente lidhur me keto pretendime te cilat prekin direkt lirite dhe te drejtat e njeriut, sigurine juridike por edhe sigurine e vendit. Ato vijne jo nga nje person i rendomte por nga nje ish gjykates i EULEX-it, i cili e ka ngritur kete çeshtje edhe ne instanca te tjera nderkombetare, aty ku edhe ne duhet ngrejme alarmin per hetim te ketyre shkeljeve”, shkruan ajo./arbresh.info/

Lexo edhe: Skandal| Komisioni për Legjislacion mban të fshehtë letrën e ish-gjykatësi kryesor i EULEX’it, ai kërkonte të raportonte për shkeljet në drejtësi nga EULEX – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale