Drejtori komunal i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë një pacient i prekur me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë.
Meholli ka thënë se aktualisht në Komunën e Vushtrris janë 243 raste aktive me COVID-19.
“Jemi pranë Qendrës Mjekësore Familjare në Vushtrri ku funksionon shërbimi i emergjencës. Nga ora 19:00 e deri në këto çaste kur po flasim tani, kanë kërkuar shërbim 20 pacientë; ndërsa kanë marrë trajtim në shtëpi 5 pacientë të tjerë”, tha Meholli për Klan Kosova.
“Jo të gjithë janë me COVID-19. Shumica kanë qenë të specifikave të tjera të problemeve shëndetësore”.
I pyetur se raste aktive janë aktualisht në Komunën e Vushtrrisë, Meholli ka thënë se janë 243 raste aktive.
“Aktualisht kemi 243 raste aktive në komunën tonë dhe kemi 15 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”.
“Sot para disa orëve kemi pasur edhe një pacient që ka ndërruar jetë – i prekur me COVID-19. Ngushëllime familjes Selaci që kanë humbur më të dashurin e tyre”, tha Meholli.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...