Afro 1 milionë udhëtarë më pak se vitin paraprak, kanë hyrë në Kosovë përmes aeroporti.
Është vendi ku shumë persona presin të afërmit e tyre kur vijnë nga diaspora.
Por, gjatë vitit 2020 fluksi i udhëtarëve në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, ka qenë dukshëm më i ulët.
Për shkak të pandemisë COVID-19, rreth një milion më pak njerëz kanë hyrë në Kosovë, përmes aeroportit gjatë periudhës janar-gusht në krahasim me vitin paraprak.
Një gjë e tillë është konstatuar në një raport të instituti GAP, që është publikuar këto ditë
E gjithë kjo mungesë e mërgimtarëve po ndikon edhe në ekonominë e vendin. Kjo pasi që sipas ekspertëve ekonomikë humbjet janë goxha të mëdha.
Por përkundër kësaj Nagip Skenderi përmend një fakt interesant. Ndërkohë, Mustaf Kadriaj diasporën po e sheh si të vetëm shpresë për rimëkëmbje ekonomike.
Kadriaj shtonë se të hyrat nga diaspora janë të ardhurat më të pastra të Kosovës.
Në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019./T7/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...