Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu ka raportuar sot në Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
Ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor.
Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera, ka thënë se sfidë ka qenë furnizimi me materiale shpenzuese.
“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vone ka ndodh furnizimi nga ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK na kanë ardhur me vonesa, dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi, dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në panënë time”, tha ai.
Tutje ka shtuar se sfidë ka qenë edhe furnizimi me oksigjen.
“Veprimi tjetër që ka qenë pozitiv është edhe krijimi i mjekësisë sportive ku edhe aty edhe në klinikën infektive është bërë mundësia edhe e dializës. Vonimi i testimeve ka qenë sfidë. Mjekimin intensiv e kemi bë të ndarë. Infeksioni do të rritet sepse është bërë përzierja e klinikave dhe kjo nuk është bërë e drejtë. Një prej sfidave ka qenë edhe furnizimi me oksigjen. Ky bord tash hesht edhe ky auditor heshtë”, ka thënë ai. Në mungesë të kuorumit nuk ka vazhduar intervistimi i ish-drejtorit të ShSKUK-së.”, tha ai./arbresh.info/
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...