Më shumë se 900 punonjës në Klinikën Mayo, një spital i lartë kërkimor me seli në shtetin e Minesotës, janë infektuar me koronavirus gjatë dy javëve të fundit.
Shumica e tyre janë infektuar në punë , në një pushim dreke, përderisa po hanin pa maskë, zbuloi Dr. Amy Ëilliams, dekane e praktikës klinike në spital, raporton Guardian, transmeton portal arbresh.info
Spitali nuk ka dhënë detaje nëse ndonjë nga të infektuarit ka humbur jetën.

Numri i viktimave të koronavirusit në SHBA ka tejkaluar një çerek milioni. Shkalla e vdekjes është rritur me 42 përqind në katër javët e fundit, raporton NBC Neës, duke deklaruar se rreth 1000 vdekje janë regjistruar çdo ditë.
Minesota ka parë një rritje të ndjeshme të të infektuarve në javët e fundit. Sipas autoriteteve, pritet që në Minesota të ndalohen tubimet shoqërore, pritet mbyllja e bareve dhe mbyllja e restauranteve./arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...