Gjatë debatit mbi veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veiut, politologu dhe anëtari i komisionit të ekspertëve mes të dyja vendeve Ognen Vangellov, tha se çështja mbetet ende e hapur dhe asgjë nuk është përmbyllur.
Sipas tij ka hapësirë deri në dhjetor, prandaj nuk mund të quhet as si një veto përfundimtare.
“Atë që unë e di sepse këto janë gjëra që vendosen në ngjarje të drejtpërdrejta politike për të cilat dëshmojmë ditët e fundit. Dikush këtë e komenton si veto nga R. e Bullgarisë ndaj hapjes së negociatave në dhjetor dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjegjësisht vërtetim të kornizës negociuese për Maqedoninë kurse disa e kualifikojnë si mos- vendosje në rend dite të vetë kornizës negociuese dhe lë hapësirë kjo të ndodh deri në fund të dhjetorit, nga ajo që e di dhe nga ajo që e dëgjoj nga mediat. Kështu, nuk e di a mund të kualifikohet si veto, duhet të presim pak, por këtë e dimë. Pozicionet janë të qarta gjegjësisht ministrja e jashtme bullgare vetë deklaroi se ata e kanë penguar miratimin e kornizës negociuese kurse nga ana tjetër dëgjojmë se ajo as që është vendosur në rend dite për miratim. Për këtë, vështirë është të thuhet se a është veto apo jo. Çështja mbetet e hapur”, tha ai në “Rruga drejt” në Alsat.
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...