Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se pjesa më e madhe e dëshimtarëve në Speciale janë shqiptarë.
“Kur ty të thotë një Prokurori që i kemi 153 dëshmitarë plus 15 që kanë dalë të ri këto dy ditë, unë kam informacion se 90% e dëshmitarëve në Speciale janë shqiptarë, nuk janë serbë”, deklaroi Zeka.
Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se për rastin e ish-liderëve të UÇK-së janë intervistuar 153 dëshmitarë.
“1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, disa janë të zbardhura dhe janë të transkriptuara. Ne parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon mbrojtje për disa dëshmitarë”, ka thënë ai në T7.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...