Në Suedi, është raportuar për 96 persona të vdekur nga infeksioni në 24 orët e fundit.
Reuters raporton se virusi është konfirmuar në 4,007 persona të tjerë, që është pothuajse 2,000 më pak se bilanci më i lartë ditor i konfirmuar më parë këtë muaj, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet vendase kanë marrë vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 8 persona, vendim i cili ka ngjallur pasiguri te suedezët, të cilët në valën e parë të infeksionit mund të mblidheshin deri në 50.
Në Suedi, 6,321 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit të koronavirusit deri më tani.
Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në këtë vend është disa herë më e lartë se në vendet fqinje skandinave, por është akoma më e ulët se në disa vende më të mëdha europiane si Spanja.
Suedia ka qenë vendi i vetëm që nuk u izolua gjatë valës së parë të pandemisë./arbresh.info/
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...