Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.
Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të ekipit të drejtuar nga trajneri Muharrem Sahiti, ku përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në ketë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtja kundërshtare.

Në pjesën e parë, Kosova provoi edhe disa herë tjera me Edon Zhegrovën, Valon Berishën dhe Vedat Muriqin, por pa arritur ta tundin rrjetën, ndërsa disa herë u shpëtua nga portieri Samir Ujkani me disa pritje vendimtare.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, pasi edhe mysafirët tentonin të gjenin golin e barazimit, duke qenë jo rrallëherë të rrezikshëm.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura dhe Kosova mori një fitore të madhe 1-0.

Kosova nga minuta e 84-të luajti me një lojtar më pak, pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me të kuq pasi ndërpreu një aksion të rrezikshëm të moldavëve.
Kosova e mbyll grupin në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Moldavia e katërta me një pikë.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë