Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, tha se është përgatitur draft versioni për vendimin ligjor për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune dhe është dorëzuar në Qeveri.
Shahpaska nuk dëshiroi të jep detaje nga dy draft-versioni, pasi siç tha, nuk është përfundimtar. Ajo deklaroi se para përpilimit të ligjit janë dëgjuar mendimet e të gjitha palëve.
“Ligji po punohet, është bërë drafti dhe është dorëzuar tek ministrat. Presim që për një kohë të shkurtë të njoftohet edhe opinioni me detajet. E kemi pasqyrën se si do të duket ky proces dhe a duhet që një hap i këtillë të merret në kushte të pandemisë. Versioni draft nuk është përfundimtar dhe për këtë arsye nuk dua të ndaj detaje me opinionin”, tha Shahpaska.
Ajo shtoi se janë formuar grupe pune në MPPS, por edhe nëngrupe me ministritë tjera.
Shahpaska deklaroi se duhen akoma konsultime për të parë se cilat duhet të jenë përjashtimet, nëse dita e diel do të shpallet ditë jo pune./Telegrafi/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...