Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ka lavdëruar, Paul Pogban pas performancave së yllit të Manchester United për Francën gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve
Vëmendja ka qenë këto javët e fundit te Pogba, i cili thumboi skuadrën e tij angleze pas formës së mirë me kombëtaren, duke i kualifikuar për finalet e Ligës së Kombeve.
Deschamps e vlerësoi krenarinë dhe talentin e Pogbas dhe tha se ai shpreson që paraqitjet e tij për Francën do ta ndihmojnë atë të fitojë përsëri vendin titullar në ekipin e Manchester United
“E kemi parë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë kundër Portugalisë dhe çfarë bëri sonte”, u deklarua Deschamps.
“Unë e njoh atë, e njoh se si punon. Ai ka krenari dhe mbi të gjitha ka talent. Kur të nevojitet që të mbrohesh, ai mund të mbroj. Kur ai ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij, ai është në gjendje ta bëjë këtë”
“Paul është një lojtarë i nivelit të lartë, dhe shpresoj se çfarë bëri me ne do ti ndihmoje që të rikthehet përsëri titullar për klubin e tij”, shtoi ai.
Pogba kishte thumbuar skuadrën e tij duke thëne, që është duke kaluar momente të vështira në karrierë.
“Unë kurrë nuk kisha një periudhë kaq të vështirë në karrierën time,” tha Pogba.
“Skuadra e Francës është ajër i pastër, grupi është i jashtëzakonshëm, është magjike”./Gazeta Express/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...