Kongresi i Perusë ka zgjedhur një President të ri të përkohshëm – kreu i tretë i shtetit në më pak se një javë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kongresmeni, Francisco Sagasti, një inxhinier dhe akademik 76-vjeçar, do ta drejtojë vendin deri vitin tjetër, ku pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Javën e kaluar, presidenti Martin Vizcarra, u shkarkua pas akuzave për ryshfet gjë që të cilën ai e ka mohuar; ky veprim i kreut ndezi protesta në të gjithë vendin.
Pas Vizcarras, detyrën e tij e ushtroi Manuel Merino, njëherësh ish-kryetari i Kongresit i cili ishte në postin e tij për pesë ditë.
Merino u detyrua të japë dorëheqje pas pesë ditëve për shkak të protestave në vend.
I treti president i cili erdhi në udhëheqje brenda pak ditësh, është Sagasti, i cili mori miratimin e Kongresit pasi siguroi minimumin e 60 votave të kërkuara.
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...