Qeveria e Kosovës ka ndarë një milionë milion euro në mbështetje të N.P. Trepça.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi për media, ku u theksua se Qeveria ka zhvilluar mbledhjen e 44-të me radhë, ku edhe është marrë ky vendim, transmeton arbresh.info
“Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (elektronike), të 44-tën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike të datës 28 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast, mjetet e ndara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nënprogramin Ndërmarrësia, në shumën prej një milion euro, transferohen në Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”, në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe do të përdoren për mbështetjen e N.P. “Trepça”./arbresh.info/
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare