Urgjencat e Spitaleve Rajonale po përballen me fluks pacientësh të dyshuar me koronavirus, teksa po përgatiten për t`u bërë pjesë e rrjetit të spitaleve Covid. Për momentin aty qëndrojnë në karantinë personat në pritje të përgjigjes së tamponit si dhe të infektuarit në gjendje të lehtë, ata me simptoma të rënda dërgohen për trajtim të specializuar në Tiranë.
Teksa po përgatiten për t`u vënë në dispozicion të pacientëve të infektuar me virusin sars-cov-2, spitalet rajonale po përballen me fluks personash të dyshuar me koronavirus.
Në Korçë, zonë e kuqe e përhapjes së Covid-19, rreth 80 persona janë paraqitur në urgjencë vetëm në 24 orët e fundit.
“Është dhënë mjekimi, shpjegimi dhe është trajtuar në shtëpi.”
Burimet bëjnë me dije se në shërbimin e pneumologjisë qëndrojnë të karantinuar nga 10 deri 15 persona në pritje të përgjigjes së tamponit.
Drejtori i këtij Spitalit Rajonal thotë se pavijoni i sanatoriumit që do të përshtatet për të infektuarit me Covid ka 54 shtretër.
“Pavijoni i Sanatoriumit ka 54 shtretër.”
Shqetësuese paraqitet situata edhe në Berat. Në ditë raportohen rreth 30 urgjenca.
Mjekja infeksioniste thotë se aty trajtohen rastet e moderuara të virusit.
“19 shtretër që funksionojnë për pacientët me stade të ndryshe.”
Në rang vendi po përshtaten 5 spitale rajonale, në të cilat do të marrin shërbim vetëm pacientët gjendja e të cilëve nuk paraqitet e rëndë.
Ata në gjendje të komplikuar do të dërgohen në spitalet Covid në kryeqytet.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë 1 mijë e 600 shtretër për të prekurit me koronavirus.
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona