Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti, ka thënë se do të bëjnë shumë shpejt hapjen e llogarive për punëtorët e Telekomit të Kosovës.
I pyetur nga arbresh.info, Hoti u përgjigj se janë duke punuar për këtë çështje dhe kanë bërë progres dhe se në ditët e ardhshme kjo çështje do të mbyllet.
“Jemi duke punuar dhe besoj që për disa ditë e përmbyllim edhe këtë çështje mjaftë të ndjeshme. Unë e di që mijëra punëtorë aty nuk kanë marrë paga që nga tetori, por po punojmë shumë me ministrin Kuçi që ta përmbyllim sa më shpejt. Jemi në rrugë të drejtë dhe kemi bërë progres në këtë drejtim, besoj që në ditët e ardhshme përmbyllet kjo çështje”, tha Hoti.
Ndryshe, sot punëtorët e Telekomit kanë protestuar para qeverisë së Kosovës në mënyrë që llogaritë e tyre të zhbllokohen./arbresh.info/
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...