Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka filluar ditën në rrjetin social Facebook me një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që t’i zbatojnë masat kundër COVID-19.
Ahmeti tha se kjo fundjavë po fillon me masa të reja restriktive të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19. Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar Ahmeti.
Nga dje në ora 18:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë në të cilën Prishtina gjendet në zonën e kuqe dhe si pasojë do të përballet me masat më të rrepta.
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Ndërpritet operimi i Impiantit për Trajtim i Ujit të Pijes ...
Hysen Durmishi njofton mbi gjendjen e rrugëve, pas reshjeve ...
Elezaj: Në Klinë gjendja vazhdon të jetë e brishtë
Zelensky kërkon takim të ri me Trumpin, teksa negociatorët t...
Nga janari, Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje