Një person ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje. Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë. Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./TCH
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...