Prokuroria Themelore Publike ka hapur dy lëndë për falimentimin e Bankës “Eurostandard”. Gjatë seancës mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet, Prokurori i Shtetit Lubomir Joveski, nuk tregoi shumë detaje rreth hetimeve, në mënyrë që të mos rrezikonte procesin e hetimit dhe të prekurit.
Ai theksoi se të gjithë personat për të cilët provat dhe faktet do të tregojnë se janë të përfshirë në falimentimin e bankës, do të hetohen.
“Në Prokurorinë Themelore Publike në lidhje me bankën e falimentuar “Eurostandard, janë formuar dy lëndë. Një në Prokurorinë Themelore në Shkup që lidhet me njoftim në Drejtorinë e Policisë Financiare për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas nenit 353/3 të Kodit Penal. Lënda është formuar kundër një personi juridik. Lënda e dytë është formuar në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në disa padi penale dhe paraqitje për parregullsi në punën e bankës”, tha Lubomir Joveski.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhovska tha se që nga viti 2013, 70 masa të rregullta dhe të jashtëzakonshme janë ndërmarrë për të shpëtuar bankën, 40 prej të cilave në dy vitet e fundit. E revokuan licencën për punë të bankës pasi pronarët nuk siguruan para për rikapitalizimin e bankës, do të thotë ajo nuk kishte më para për funksionimin normal.
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...