Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.
Hoti dhe Hajdini kanë folur për gjendjen e punëtorëve në vend dhe u dakorduan që sa më parë të finalizohet Kontrata Kolektive Nacionale, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Drafti i kësaj kontrate është diskutuar në Këshillin Ekonomik Fiskal, mekanizëm, përmes së cilit promovohet dialogu social në vend, por mbetet të diskutohen edhe modalitetet e tjera, që ndërlidhen me kohën e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, për shkak të kostos buxhetore dhe situatës së krijuar me pandeminë COVID-19”, thuhet në kumtesë.
“Kryeministri Hoti e inkurajoi kryetarin e BSPK-së, Ajdini që të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, në përputhje me ligjet në fuqi”.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...