Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ndryshuar dhe plotësuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Sipas këtij ndryshimi në vend të Valdet Gjinovcit, si kryeshef i kësaj agjencie është emëruar Naser Krasniqi.
Përveç vendimit për anëtar të Bordit, është miratuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku në vend të Imer Hazirit është emëruar Rreze Gecaj nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë -FBV.
“Është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë i datës 30.04.2020 për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas këtij ndryshimi në vend të z. Valdet Gjinovci, emërohet z. Naser Krasniqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë-AUV.
Edhe ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë i datës 30.04.2020 për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është miratuar në mbledhjen e sotme, ku në vend të z. Imer Haziri është emëruar znj. Rreze GECAJ nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë -FBV.
Një vendim i veçantë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë të datës 19.05.2020 për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është miratuar nga kabineti qeveritar. Sipas këtij vendimi në vend të z. Imer Rusinovci është emëruar z. Sali Aliu nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë –FBV”, thuhet në njoftim nga qeveria.
Mbledhja e 43-të e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u miratuan sot
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën