Me vendosjen e luleve në varrezat e partizanëve në Butel, në varrin e gjeneralit Mihajlo Apostoloski dhe para përmendores së çliruesve të Shkupit sot shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit në Luftën e Dytë Botërore.
Më 13 nëntor të vitit 1944, luftëtarët nga divizioni i 42-të dhe 50-të nacionalçlirimtar i ushtrisë së Maqedonisë dhe brigada e 16-të maqedonase çliruan Shkupin nga pushtimi fashist.
Pas disa ditësh luftime të rënda me anëtarët e divizionit 22 të grenadinës gjermane, të përbërë nga regjimentet 47 dhe 65 dhe pjesë të divizionit të 11 ajror, si dhe me brigadën gjermane të kalasë “Angermiller”, e cila ishte sistemuar përpara “Grykës së Kaçanikut”, luftëtarët hynë në qytet me një marshim fitimtar./koha.mk
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...