Në kulmin e diskutimeve për thirrjen e krerëve të UÇK-së në Hage, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje votën e Shqipërisë për raportin e Dick Marty mbi UÇK-në.
Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?” , shkruan Rama.
Pas këtij postimi, ka reaguar edhe kryeministri Berisha. Sipas tij rezoluta në Këshillin e Evropës kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe kundërshtimi do të thoshte marrja përsipër e fajësisë.
Sipas Berishës, pikërisht për hetimin Kosova ka ngritur Gjykatën e Hagës në koordinim me Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, Berisha tha se ka një marrëveshje në parlament për të lehtësuar çdo hetim në lidhje me këtë çështje.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me 191 vota pro dhe me 8 kundër rezolutën për hetime në bazë të raportit të paraqitur nga Dick Marty. Shumica e amendamenteve të paraqitura nga delegacioni i Shqipërisë, u hodhën poshtë./tvklan/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...