Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.404 teste, ndërsa janë regjistruar 1.285 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup-522, Kumanovë-43, Dibër-3, Shtip-46, Prilep-79, Tetovë-73, Strugë-25, Veles-63, Manastir-57, Ohër-40, Kavadar-46, Gostivar-54, Gjevgjeli-17, Strumicë-36, Kriva Pallankë-8, Radovish-13, Krushev-1, Koçan-22, Probishtip-2, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-4, Berov-5, Vallandov-3, Vinic-11, Dellçevë-11, Kratov-3, Sveti Nikollë-18, Kërçovë-44, Resnjë-4, Negotin-27.
Sot 176 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.
14 persona vdiqën, një pacient nga Shkupi (52), një nga Manastiri (75), dy nga Kërçova (66 dhe 71), një nga Kriva Pallanka (47), një nga Shtipi (62), një nga Sveti Nikolla (76) ), një nga Radovishi (66), katër pacientë nga Tetova (63, 50, 66 dhe 82), një nga Gostivari (78) dhe një pacient nga Kavadri (21). Të gjithë pacientët vdiqën në spital, njofton telegrafi maqedoni.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 38.782, numri i pacientëve të shëruarve është 23.011, numri i vdekjeve është 1.110 dhe numri i rasteve aktive është 14.661.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...