Shoqata e Gastronomëve bashkë me punëtorët e lokaleve e kafiterive me lugë dhe tenxhere kanë protestuar vendimin e Qeverisë për ta mbyllur këtë sektor.
Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se nuk është në rregull të mbyllet sektori i gastronomisë, gjersa kufijtë mbeten të hapur, raporton portali arbresh.info

“Kjo është protesta e radhës, ne nuk jemi në pajtim me masat e reja nga Qeveria e Kosovës, me i mbyll lokalet e me i lon kufijtë hapur, të shkohet dhe të shpenzohet në Shqipëri e vende të tjera. thirrjet e tona të vazhdueshme kanë qenë të subvencionim të pagave, lirim nga qiratë, shtyrje të deklarimit. Veçse e kemi paralajmëruar të hënën protestë më masive. Presim pako të veçantë për sektorin e gastronomisë”, u shpreh Kllokoqi.

I pyetur nga gazetarja e arbresh.info nëse e kanë menduar t’i shpallin qeveritarët persona të padëshirueshëm dhe të mos i lejojnë të futen në lokalet e tyre, Kllokoqi është përgjigjur se e kanë menduar një gjë të tillë.
“E kemi menduar t’i shpallim persona non-grata, por problemi ynë nuk është me ta, por vetëm duam t’u tregojmë se jemi hallexhinj”, u përgjigj ai.

Kujtojmë se natën e mbrëmshme mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë./arbresh.info/
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes