Kryeministri i Suedisë është vendosur në vetë-izolim, pasi një person i afërt me të ishte në kontakt me dikë me koronavirus.
Stefan Lofven njoftoi lajmet në rrjete sociale, gjersa vendi i tij po përjeton rritje të rasteve me Covid-19, transmeton portali arbresh.info
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet ka kaluar shifrën e 6,000.
“Zhvillimet po shkojnë në drejtim të gabuar shpejt. Më shumë janë të infektuar. Më shumë vdesin. Kjo është një situatë serioze”, shkroi ai.
“Me këshillën e mjekut, gruaja ime Ulla dhe unë do të qëndrojmë të izoluar për momentin”, shkroi Lofven. “Ne jemi mirë dhe nuk kemi asnjë simptomë. Në përputhje me rekomandimet nga zyrtarët shëndetësorë, ne do të bëjmë një test të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur”.
Njoftimi i tij erdhi ndërsa qeveria ka rritur kufizimet e saj të koronavirusit në përgjigje të numrit në rritje të rasteve dhe vdekjeve me COVID-19.
Megjithëse Suedia, në mënyrë të pazakontë në Evropë, vendosi të mos imponojë një bllokim të plotë gjatë valës së parë të koronavirusit, autoritetet kanë filluar të shtypen më shumë në javët e fundit, përfshirë kufizimet se sa njerëz mund të ulen së bashku në restorante dhe futjen e rregullave lokale që inkurajojnë suedezët të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin transportin publik./arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...