Diego Carlos vazhdon të vëzhgohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Qendërmbrojtësi brazilian ka bërë një sezon të madh me Sevillën dhe ai është dëshirë e disa klubeve me emër në Evropë.
Liverpool, Barcelona dhe Manchester City u interesuan edhe në verë, por në fund nuk arriti oferta e duhur te Sevilla.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti italian Juventus që synon ta përforcojë repartin defensivë.
Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka kontaktuar Sevillën duke kërkuar informacione për lojtarin.
Sevilla e vlerëson mbi 55 milionë yllin brazilian dhe ky është problemi i vetëm për Juventusin.
Gjithsesi sipas medieve italiane, kampioni në fuqi i Serie A synon që të përfshijë ndonjë futbollist në ofertën për Diego Carlos.
Por Zonja e Vjetër duhet të shpejtojë, pasi Liverpooli po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me të. /Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...