Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot në ditën në seancën e tretë në debatin rreth përzgjedhjes së Dobrilla Kacarskës tha se deputetët dhe opinioni nuk marrin përgjigje pse ajo është propozuar të jetë gjyqtare në institucion.
“Pse pikërisht Kacarska meriton të jetë gjyqtare kushtetuese. Në këtë pyetje as ne si deputetë, as opinioni nuk morëm përgjigje”, tha Janushev.
Ai pyeti pse Kiro Zdravev është në krye të Këshillit Republikan Gjyqësor dhe pse nuk jep arsyetim për propozimin e Kacarskës.
“Zotri Zdravev, ju përgjigjeni në Kuvendi për shkak se Kuvendi ju ka zgjedhur juve. Dua informacione dhe arsyetime për propozimin e Kacaskës”, tha Janushev./Telegrafi/
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...