Gjykata Speciale ka publikuar sot aktakuzën në gjuhën shqipe ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, raporton Arbresh.info.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.
Në aktakuzë ndër të tjera, ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.
Dokumentin mund ta lexoni të plotë KËTU
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...