Mourinho shpjegon pse është aktiv në Instagram këtë sezon

16:00 | 5 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Jose Mourinho ka qenë më aktiv në Instagram që nga fillimi i sezonit sesa tërë sezonin e kaluar.

Profili i Jose është i moçëm, por pasi ai nuk ishte aktiv, ai e çaktivizoi atë. Sidoqoftë, tani që ai është kthyer, marrëdhënia e tij me rrjetin social ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Unë nuk jam një person në Instagram si natyrë. Unë do të jem i sinqertë nuk kam asgjë për të fshehur, sponsorët e mi më kërkuan ta bëja”.

”Ata nuk ishin të lumtur kur mbylla llogarinë. Tani jam pak a shumë aktiv me disa gjëra interesante. Nuk e di nëse lojtarët po më ndjekin, e shoh profilin argëtues”, tha Mourinho.