Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk tha se “duhet të japim sinjal të fuqishëm, shenjë pro-evropiane, se Bashkimi Evropian e sheh Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin si pjesë përbërëse, jo vetëm gjeografikisht po edhe politikisht dhe ekonomikisht”.
“E kuptoj se nuk është e lehtë. Por duhet të jemi të kuptueshëm. Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme dhe Qeveria dhe politikanët të shfaqin më shumë guxim”, tha Kyuchyuk.
Ai potencoi se historia nuk është temë e lehtë dhe se askush nuk duhet të heq dorë por kësaj teme duhet t’i jepet kohë dhe se komisionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë arritur shumë.
Kyuchyuk përmendi si arritje të madhe Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...