Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur sot në një vizitë vëllazërore kreun e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Gjatë këtij takimi, sipas Metës u diskutuar për gjendjen shëndetësore të bashkëkombësve shqiptarë në Luginë në përballje me pandeminë COVID-19, si dhe integrimin plotë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, raporton arbresh.info.
“Vlerësova rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe i përgëzova të gjithë shqiptarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.U interesova për gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve tanë në Luginë në përballje me pandeminë COVID-19. Theksova se integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë”, ka shkruar Meta në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi prita në një takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi.
Vlerësova rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe i përgëzova të gjithë shqiptarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.
U interesova për gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve tanë në Luginë në përballje me pandeminë COVID-19.
Theksova se integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Dërgova përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë shqiptarët e Luginës, me të cilët mezi po pres të takohem sërish. ??
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë