Tensioni i lartë i gjakut – i cili njihet edhe si hipertension – vendos stres shtesë në enët e gjakut dhe organet vitale. Gjendja mund të çojë në disa komplikime vdekjeprurëse, duke përfshirë goditje në tru dhe sulme në zemër.
Është e rëndësishme që hipertensioni juaj të diagnostikohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju mund të ulni shanset tuaja për të zhvilluar tension të lartë të gjakut duke konsumuar më shumë selino.
Selino është një nga perimet më të mira për pacientët me hipertension, sipas Katharine Jenner. Perimet janë të pasura me nitrate, të cilat shndërrohen në trup në nitrite dhe oksid nitrik. Oksid nitrik ndihmon në relaksimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që më pas ul tensionin e gjakut. Selino, panxhari dhe perimet jeshile me gjethe janë burimet më të mira të nitrateve.
“Ju mund të merrni masa vetë për të ulur tensionin tuaj të gjakut, duke ngrënë më pak kripë, më shumë fruta dhe perime, duke ushtruar më shumë dhe duke qenë në peshë të shëndetshme”, tha Jenner.
Ajo tha për Express Health: “Gjëja më e rëndësishme për shumicën e njerëzve me tension të lartë është mënyra e jetesës”. Ajo që hani dhe bëni çdo ditë vendos se si do të jetë tensioni juaj i gjakut. “Panxhari dhe selino janë të pasura me substanca kimike të quajtura nitrate, të cilat dihet se ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut nëse i hani ato mjaftueshëm”. /Telegrafi/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...