Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ka deklaruar se presidenti Donald Trump e ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo është një situatë shumë shpërthyese”, deklaroi Kramp-Karrenbaue për transmetuesin gjerman ZDF, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Ministrja tha se ekspertët e zgjedhjeve kishin paralajmëruar me të drejtë për një “krizë kushtetuese” në SHBA nëse Trump kundërshton një rezultat potencialisht të pafavorshëm.
Kramp-Karrenbauer i tha ZDF se “këto zgjedhje nuk janë vendosur” sepse “votat ende po numërohen”.
Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike midis Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë të lëkundura gjatë presidencës së Trumpit. / arbresh.info/
Apeli vendos për herë të tretë në rastin e 1 milion eurove t...
Gjykata e Posaçme cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e...
MINTI vendos çmimet e derivateve, shtrenjtohet për një cent ...
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...