Basaksehir do të jetë sonte nikoqir i Manchester United për takimin që zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:55, do të luhet në stadiumin ‘Basaksehir Fatih Terim’, me Djajtë e Kuq që cilësohen si favoritë.
Për këtë sfidë, skuadra turke do të jetë pa lojtarët si, Nazer Chadli, Aubuike dhe Caicara që janë të lënduar, derisa në dilemë janë, Ucar, Tekdemir dhe Crivelli.
— Manchester United (@ManUtd) November 4, 2020
Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk mund të llogarisë në Eric Bailly, Jesse Ligard që janë të lënduar, derisa Alex Telles është i infektuar me coronavirus.
Formacioni i mundshëm i Basaksehir: Gunok; Rafael, Skrtel, Epureanu, Bolingoli-Mbombo; Topal; Visca, Ozcan, Kahveci, Turuc; Crivelli.
Formacioni i mundshëm i Man Unitedit: Henderson; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Lindelof, Shaw; Pogba, Van de Beek, Matic; Greenwood, Cavani, Martial. /Telegrafi/
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...