Pamje të rënda: Persona të vrarë e plagosur nëpër rrugët e Vjenës

22:52 | 2 Nëntor 2020
M. A.

Persona të vrarë e të plagosur kanë mbetur nëpër rrugët e Vjenës të Austrisë.

Deri tani po raportohet për shtatë persona të arrestuar.

Ky sulm i cili po dyshohet të jetë terrorist ka tronditur botën, pamje të rënda janë publikuar deri tani ku shihet se si persona të maskuar gjuajnë në drejtim të kalimtarëve që ndodheshin në rrugë.

Policia e Austrisë ka konfirmuar për një person të vrarë gjatë operacionit policor pas sulmit në një sinagoge sonte në Vjenë, me ç’rast disa persona kanë mbetur të plagosur, në mesin e të tyre edhe një polic.

Në një postim në Twitter, Policia e Vjenës ka bërë të ditur se të shtënat kanë nisur pas orës 20:00, në Seitenstettengasse ku disa të dyshuar me armë zjarri kanë shtënën në gjashtë lokacione të ndryshme, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, prej tyre një oficer policie.

“Një person i dyshuar është vrarë nga oficerët e policisë”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale