Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës, kanë deklaruar se shumë ndërmarrje po mbyllen për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe se ky numër pritet të rritet në vazhdimësi, andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratohet ligji për rimëkëmbje ekonomike.
Kryetari i bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi, ka thënë për Radio Televizionin e Kosovës, se kjo po vjen si rezultat i pandemisë dhe gjendjes së rënd të të bërit biznes, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ndërprerë punën ose kanë bërë të ashtuquajturën pauzë e përkohshme me shpresë se do t’i rihapin përsëri bizneset për të filluar punën.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës, del se deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës, ndërsa nëse kjo gjendje vazhdon dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti, gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë deri në 70 mijë qytetarë të papunë.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën