Orët e fundit po qarkullojnë shumë teori konspirative në Turqi pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, duke shkaktuar deri tani rreth 60 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Një prej tyre është edhe fenomeni i “hënës blu”. Astrologu i njohur turk, Aysun Koç ka shpjeguar fenomenin e hënës së plotë, e cila njihet ndryshe si “hëna blu’.
Sipas tij, hëna blu ndikon te tërmetet, duke theksuar se rreziku i tyre në Turqi do të vazhdojë deri më 16 nëntor.
Astrologu u shpreh se tërmeti është efekti më i dukshëm i këtij fenomeni të rrallë, por do të ketë edhe probleme të tjera, si rritja e shtrimeve në spitale për shkak të Covid-19, zhvillime në burgje dhe çekuilibër i vazhdueshëm ekonomik.
“Si vend, ne mund të jemi të ekspozuar ndaj armiqësive të fshehura”, tha ai. Mbrëmë hëna e plotë u pa nga e gjithë bota, për herë të parë pas 76 vitesh. Një fenomen sa i rrallë, aq edhe misterioz, në lidhje me dukuritë natyrore në botë./javanews/
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...