Dita e diel sjellë dy përballje interesante në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drencia në shtëpi pret FC Prishtinën, shkruan lajmi.net.
Për Prishtinën ky do të jetë një test shumë i rëndësishëm, pasi në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje.
Humbja e fundit e tyre ishte ndaj Ballkanit në Therandë, me përmbysje të rezultatit.
Drencia në anën tjetër, në këtë ndeshje do të hyjë pas fitores 2:1 ndaj Trepçës ’89.
Një ndeshje tjetër interesante, e cila është në orar për ditën e sotme, është ajo mes KF Llapit dhe Dritës.
Për të dy skuadrat kjo sfidë ka rendësi të madhe, me Llapin që mbetet në zonën e rreptësisë, ndërsa Drita kërkon të ruajë distancën me Ballkanin.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro