Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Erdogan tha se, pas tërmetit, situata është nën kontroll.
“Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdogan në Twitter.
“Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi ai.
Së bashku me deklaratën e tij, presidenti turk ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri